Sport

Super ofertë për blerjen e Balotellit!

By FerizajPress

July 05, 2018

Mario Balotelli ka marrë një super ofertë për largim nga futbolli evropian. Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se sulmuesi italian kërkohet nga një klub kinez. Atij i është ofruar kontratë me vlerë prej mbi 30 milionë euro në sezon, përcjell “lajmi.net”. Balotelli ka vendosur të largohet nga Nice, si futbollist i lirë, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Së fundmi, ai kishte zgjuar interesim edhe nga rivali i Ligue 1, Olympique Marseille. /Lajmi.net/