Ferizaj

Super aktivitet nga super aktivistë!!

By FerizajPress

May 11, 2021

Gjatë javës së kaluar anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt kanë shtruar “Sofrën e Bamirësisë” me qëllim humanitar ku me paratë e mbledhura do të ndihmojë disa familje me pako ushqimore e higjienike.

Për këtë aktivitet duhet falënderuar përkrahësit tanë të artë, Dora D’Istria Luxury Sh.p.k.,Plus Market, Agon Zhinipotoku në Iniciativën me Furrat lokale e duke mos harruar mundin e të gjitha atyre nënave që e mbështetën këtë iniciativë çdo natë me ushqime të ndryshme.