Ferizaj

Sulmon fizikisht bashkëshorten

By FerizajPress

February 15, 2017

Ferizaj.15.02.2017. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, dhe po ashtu dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër, bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.