Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik sepse sulmoi rojtarët e pyjeve.
Policia raporton se i dyshuari M.K 56 vjeçar sulmoi A.T 37 vjeç dhe Sh.K 33 vjeç.
Viktimat e kishin ndaluar të dyshuarin që po transportonte dru ilegalisht pastaj ai i sulmoi.
I dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Raporti i plotë i Policisë:
Arrestohet një person për sulm ndaj personave zyrtar
Policia e stacionit në Kaçanik, sot në ora 05:50 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në fshatin Kaçanik i Vjetër të Kaçanikut ishte një rast i sulmit të personave zyrtar ,roje të pyjeve.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.K ( M/K) i moshës 56 vjeçar, i cili kishte sulmuar dy zyrtarët, roje të pyjeve me inicialet A.T (M/K) i moshës 37 vjeçar dhe Sh.K ( M/K) i moshës 33 vjeçar, por pa ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët gjatë kryerjes së detyrave zyrtare kishin ndaluar personin e dyshuar që po transportonte drunjë ilegalisht, e të cilat më pas janë konfiskuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa si prova materiale janë konfiskuar një sëpatë, dy thika dhe një llambë ndriçuese .
Rasti është cilësuar ‘’Sulm ndaj personave zyrtar’’.