Lajme

Sulmohet xhamia në Stamboll, plagosen dy persona

By FerizajPress

January 01, 2017

Sipas mediave turke, dy persona janë plagosur pas një sulmi të armatosur i cili ka ndodhur në një prej xhamive të Stambollit.

Sulmi ka ndodhur në xhaminë “Hasan Pasha” në veri të qytetit. Sulmuesi kishte hapur zjarr me pushkën e tij ndaj një turme njerëzish që ishin mbledhur në xhami për faljen e namazit.

Më pas, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve Dogan, si dhe dëshmitarët e rastit. /Lajmi.net/

.