Lajme

Sulmohet vetura e zyrtarëve të pylltarisë në Prishtinë

By FerizajPress

April 09, 2016

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit kanë goditur me veturën e tyre, veturën e zyrtarëve të pylltarisë në Prishtinë deri sa ata ishin në lëvizje.

Nuk raportohet për të lënduar. Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë Sig Sauer 9mm. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një është liruar.