Ferizaj

Sulmohet punëtori i KEDS-it në Ferizaj

By FerizajPress

October 06, 2021

KEDS ka njoftuar se sot është sulmuar një punëtor i kësaj kompanie në rajonin e Ferizajt.

Kështu thuhet në reagimin e KEDS-it në Facebook, ku po ashtu u bë e ditur se njëri nga sulmuesit është shoqëruar në stacion policor.

“Sot, nga persona të pandërgjegjshëm është sulmuar një nga punëtorët tanë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Distriktin e Ferizajit. Ekipa jonë menjëherë ka lajmëruar policinë, e cila ka shoqëruar për në stacion njërin nga sulmuesit. Veprimet e tilla janë të papranueshme. KEDS dënon fuqishëm këtë akt, dhe kërkon nga organet përkatëse të merren me rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar në mënyrë që raste të tilla të parandalohen“, thuhet në njoftim.