Ferizaj

Sulmohet polici në Ferizaj

By FerizajPress

November 05, 2017

Një person ka thyer xhamin e një lokali dhe ka sulmuar një zyrtar policor në Ferizaj, njofton policia e Kosovës.

I dyshuari më pas është arrestuar nga policia e Kosovës.

Por, në raportin e policisë shkruan se vet sulmuesi ka pranuar tretman mjekësor, pa sqaruar mirë se në çfarë rrethanash është lënduar ia.

Megjithatë, me  urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Klan Kosova.