Ferizaj

Sulmohet mjeku emergjent Dr. Sefedin Fazliu në Spitalin e Ferizajt. Mjekët protestojnë dhe ndalin punën

By FerizajPress

November 07, 2019

Gjatë orarit të punës është sulmuar mbrëmë mjeku emergjent Dr. Sefedin Fazliu në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj. Dëshmitarët thanë se derisa po ofronte një shërbim ky mjek për një të moshuar, detyrohet të merret një kohësisht edhe me një person të lënduar nga aksidenti dhe familjarët e pacientit paraprak sulomjnë mjekun në fjalë me arsyen se po ofrohet shërbim i ngadalshëm. Drejtori i spitalit të Ferizajt Dr. Jeton Zeqiri dhe kolegët të mjekut të sulmuar thanë se sulmet e tilla janë të papranueshme dhe duhet dënuar nga organet e sigurisë, ngase brenda pak muajve është rasti i tretë i sulmimit të punëtorëve shëndetësor në këtë institucion. Rastin e sulmit në spitalin e Ferizajt e konfirmoni edhe policia rajonale. Toger Agim Gashi -Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt potencoi se për rastin në fjalë janë arrestuar 2 persona të cilët po intervistohen nga organet e rendit. Ndërkaq në shenjë revolte për sulmin ndaj kolegut të tyre sot personeli shëndetësor i Ferizajt ka mbajtur një protestë gjatë orëve të paradites dhe me vendim të Sindikatës u ndërpre puna në spital gjatë ditës në shërbimet që nuk janë emergjente.