Lajme

SULMOHET KUVENDI, POLICIA DYSHON PËR PREDHË ANTITANK

By FerizajPress

August 04, 2016

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak çastesh te Kuvendi i Kosovës.

Sipas burimeve të RTK-së, Policia dyshon se sulmi është kryer me predhë antitank.

Nga ndërtesa e Kuvendit shihet duke dalur tymi.

Hapësira përreth Kuvendit është vërshuar nga policët. Aty janë parë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit por edhe autoambulanca.Ende nuk dihet nëse ka viktima  .

Policia ka bllokuar të gjitha rrugët përreth si dhe ka filluar t’i kontrolloj qytetarët.