Të mërkurën në Ferizaj, një burrë është shtrirë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe ka penguar qarkullimin e lirë të veturave dhe këmbësorëve.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se kur policia ka dalë në vendngjarje duke ndërmarrë veprimin për ta larguar të dyshuarin nga rruga, i njëjti i ka sulmuar policët me grushte dhe shqelma.
Policët kanë marr lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.