Ferizaj

Sulmohen dy policë në Shtërpcë

By FerizajPress

July 18, 2016

Policia ka arrestuar dy serbë të Shtërpcës pasi që kanë sulmuar fizikisht dy policë të Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh, të dyshuarit fillimisht nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë ku më pastaj i kanë sulmuar dy zyrtarët e Policisë, një serb dhe një shqiptar.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.