Lajme

Sulmi në Berlin, foto e Anis Amrit para se të vritej në Itali

By FerizajPress

December 28, 2016

Është ora 00:58 e 23 dhjetorit.

Dy orë më vonë 24-vjeçari Amri u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në Sesto San Giovanni.

Sipas asaj që referojnë hetuesit milanezë, pasi ka kaluar nga Lioni në Chambery, para se të mbërrinte në Torino, terroristi tunizian kishte ndaluar në stacionin e Bardonecchias, në Torino. Po ashtu, 24-vjeçari ka mbërritur në Sesto në bordin e një autobusi.

Amri akuzohet si personi që rrëmbeu një kamion, që hyri në një treg krishtlindjesh në Berlin të Gjermanisë. Ky sulm terrorist që la 12 të vdekur, u morr përsipër nga ISIS.

.