Lajme

Sulmi në Berlin, arrestohet nipi i autorit dhe dy të tjerë

By FerizajPress

December 24, 2016

Emri i nipit të Amri nuk është bërë ende i ditur, por besohet se të tre personat e moshës nga 18-27 vjeç  janë pjesë e celulës terroriste që kishte në shënjestër Tregun e Krishtlindjeve.

Sipas mediave tuniziane, duke përmendur ministrinë e Brendshme të këtij vendi, nipi i Anis Amri shpjegoi se xhaxhai i tij rekrutoi atë dhe e bindi të miratojë ideologjinë Takfirist (Ide ekstremiste të lidhura ngushtë me idenë e xhihadit), duke i kërkuar atij që të betohet për besnikëri ndaj ‘ ISIS, e cila më pas do të konkretizohej si tekst i dërguar me Telegram.

I riu shpjegoi se xhaxhai i tij i dërgoi atij një shumë të madhe parash nëpërmjet poste që të bënte gati një  identitet i rremë që do i mundësonte atij mbërritjen në Gjermani.

Amri ishte ai që drejtoi kamionin vrasës në turme në Berlin duke vrarë 14 persona, ndërsa u qëllua 3 ditë më pas në Milano, pas arratisë që kishte bërë nga Gjermania në Francë e më pas në Itali.

.