Dokumenti i siguruar nga gazeta britanike “The Guardian” nënvizon se të gjitha ata që kryen apo tentuan të kryenin sulme terroriste gjatë viteve të fundit, kaluan kufirin e jashtëm të BE para se të bënin sulmet.
Raporti paralajmëron se edhe qytetarët evropianë për të cilët ka mandat arresti, janë të aftë të hyjnë lirisht në kontinent apo të dalin nga ai, pa u diktuar, për shkak të kontrollove jo sistematike për shtetasit evropianë. Në raport shkruhet në kuadër të sistemit aktual është e pamundur të kërkohet në bazat e të dhënave kombëtare me të dhënat biometrike, si për shembull gjurmët e gishtave.
Autoritetet e dokumentit, të zgjedhur nga task-forca për sigurinë e Komisionit Evropian, sqarojnë se kodi kufitar i Shengenit nuk lejon konsultimin sistematik të bazave të të dhënave kombëtare apo ndërkombëtare, diçka që e bën të pamundur për organet e sigurisë të kryejnë kontrolle të zakonshme që do të kishin ndaluar gjakderdhjet.
Raporti thekson se një tjetër aspekt i përbashkët i sulmeve të fundit terroriste është lëvizja brenda BE, qoftë nga agresorët apo mbështetësit e tyre, e cila është thuajse e pamundur të gjurmohet.
Abdelhamid Abaud, planifikuesi i sulmeve të 2015-s në Paris, mundi të lëvizte lirshëm në Evropë dhe jashtë saj, pavarësisht se ndaj tij ekzistonte një mandat arresti. Raporti cilëson si një arsye për mangësitë në siguri edhe dështimin në ndarjen e informacionit mes vendeve anëtare për individët që besohet të jenë të rrezikshëm.