Shëndetësi

Sulmet e zemrës ju paralajmërojnë 1 muaj më herët, ja si t’i zbuloni

By FerizajPress

April 20, 2018

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në botë, sipas Organizatës Botërore të Shnëdetësisë. Kjo është, problemet që lidhen me sëmundjet e zemrës vrasin më shumë njerëz çdo vit se çdo sëmundje tjetër.

Prandaj, duhet të jemi vigjilentë: e dimë se çfarë janë simptomat e tyre dhe si t’i parandalojmë ato.

Sulmet në zemër njoftojnë një muaj më parë

Në rrugën e parandalimit, jë studim i kryer në Institutin Cedars në Los Anxheles thotë se sulmet në zemër paralajmërojnë, shumë herë, deri në një muaj më herët me anë të sinjaleve të ndryshme.

‘’Gjetjet ishin krejtësisht të papritura’’, thotë Sumeet Chugh, autori kryesor i studimit, sipas lajmeve në NBC, transmeton Gazeta Shneta.

56 për qind e vullnetarëve në studim kishin dhimbje gjoksi

13 për qind e tyre kishin vështirësi në frymëmarrje

4 për qind e tyre kishin marramendje, dhembje ose palpitacione.

Mjekët zbuluan se gratë vuajnë nga një sëmundje e zemrës dhe pa e ditur këtë, kjo ndodh kur ato nuk i njohin simptomat.

Kjo për shkak se simptomat tek gratë janë të ndryshme dhe shpesh injorohen nga mjekët.