FerizajPress

Sulme fizike në rajonin e Ferizajt

Në rajonin e Ferizajt të mërkurën, kanë ndodhur disa raste të sulmeve fizike raporton Policia e Kosovës.

Njëri ka të bëj me një nxënës i cili është sulmuar me thikë nga një tjetër nxënës brenda ambienteve të shkollës.

Policia raporton se e ka konfiskuar thikën nga i dyshuari mirëpo nuk e ka arrestuar të dyshuarin.

Rasti tjetër ka ndodhur në Kaçanik. Siç raporton policia janë sulmuar fizikisht dy persona nga dy të dyshuar, të cilët janë liruar me procedurë të rregullt.

Exit mobile version