Vrasja ka ndodhur në rrugën “Montreuil” në rrethin e njëmbëdhjetë të Parisit. Sipas një burimi të policisë, sulmuesi bërtiti “Allahu Ekber”, para se ta kryente sulmin, njofton LeFigaro, transmeton Gazeta Express.
Nga burime të njëjta të policisë, megjithatë, tregojnë se e gjithë ngjarja mund të ketë qenë një dramë familjare. Viktimat në fakt janë babai dhe djali i tij. Thuhet se viktimat kishin mosmarrëveshje me sulmuesin pak orë më parë, para se ai ta kryente vrasjen.
Ai është arrestuar nga policia, derisa hetuesit thonë se ende nuk dihen motivet e vrasjes./GazetaExpress/