Rasti ka ndodhur në vendin Vraçar në pjesën qendrore të Beogradit.
Ende nuk bërë i ditur motivi i kësaj përleshje. Mirëpo, siç raportojnë mediat serbe, thuhet se shumica e incidenteve të armatosura, kohëve të fundit janë duke u bërë për pushtetin në tregun e narko-liderëve, transmeton lajmi.net.
Këtë enigmë nuk ka dashur ta zbulojnë dëshmitarët, ndërsa hetuesit janë duke e vlerësuar rastin.
“I dyshuari për plagosje, nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Dihet se vjen nga një familjen e mirë, por ky nuk është dëshmi për hetime. I riu i plagosur, që ka shtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës, më parë ishte burgosur për posedim droge edhe për armëmbajtje pa aleje. Është e mundshme që mes tyre ekziston edhe ndonjë konflikt personal, që nuk ka të bëjë asgjë me çështje ilegale dhe jo ligjore”, ka thënë një person i afërt me hetimet./lajmi.net
.