Sport

Suksesi në Kupën e Botës sjellë interesim të madh te anglezët për t’u bërë trajnerë

By FerizajPress

July 27, 2018

Kampusi Universitar i Football Bussines, që zhvillon kurse në stadiumin “Wemley” në Londër dhe në “Etihad Stadium” në Manchester, pas përfundimit të kampionatit botëror, ka patur një rritje të kërkesave për kursin e trajnerit. Kështu në Londër numri i aplikantëve është rritur me 72%, ndërsa në Manchester është dyfishuar. Anglia e mbylli Botërorin në vendin e 4-t, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Kroacia./TCH/