Lajme

Suedia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

By FerizajPress

March 02, 2017

“Qeveria do një sistem më të qëndrueshëm për furnizim të personelit dhe për të rritur kapacitetin e saj ushtarak, sepse situata e sigurisë ka ndryshuar”, tha ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist.

Suedia i dha fund shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 2010, pasi e konsideroi joadekuat për plotësimin e nevojave të një ushtrie moderne.

Qeveria e Suedisë pritet të paraqesë në Parlament ligjin për rikthimin e rekrutimit këtë verë për të gjithë suedezët e lindur pas vitit 1999.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të zgjasë 11 muaj.

Masa pritet të miratohet nga Parlamenti.

Suedia nuk është anëtare e NATO-s, por ka firmosur Partneritetin e aleancës për Paqe dhe ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pas rritjes së aktivitetit ushtarak të Rusisë në veri të Evropës.