Katër subjektet politike më të mëdha të Ferizajt, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Lëvizja Vetëvendosje(VV),kanë nisë përgatitjet intensive për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen me 11 qershor. Bëhet e ditur se këto subjekte, krahas përgatitjeve teknike kanë caktuar edhe emrat që do të jenë në listën zgjedhore, ndërsa mësohet se edhe fushata parazgjedhore do të jetë e fokusuar në takimet që do të zhvillojnë me qytetarë dhe anëtarësinë. Caktimi i datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme ka bërë që subjektet politike të intensifikojnë përgatitjet për këto zgjedhje.Në kuadër të kësaj edhe katër subjektet më të mëdha politike të Ferizajt tashmë janë në vazhdën e aktiviteteve përgatitore. Krahas formimit të shtabeve zgjedhore, në këto subjekte bëhen të ditur edhe emrat që do të jenë pjesë e listës përfundimtare.Krahas emrave të vjetër janë përmendur edhe mundësitë që në lista të përfshihen edhe të tjerë. Kryetari i degës së LDK-së njëherësh edhe shef i shtabit zgjedhor të këtij subjekti, Muharrem Sfarqa,ka thënë se në subjektin e tij ekziston një konsensus i plotë që në listë të jenë emrat e atyre që kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar. ”Ky është disponimi në kryesinë e degës pas një debate që kemi zhvilluar”, ka thënë Sfarqa, raporton TV Liria. Në anën tjetër, edhe kreu i AAK-së, Xhavit Zariqi ,ka thënë se ky subjekt është përcaktuar vetëm për një kandidat. ”Në listë si kandidat do të jem vetëm unë si kryetar I degës së AAK-së” ka thënë Zariqi. Edhe në PDK, kanë thënë se veç emrave të ish -deputetëve do të ketë edhe emra të rinj.Sipas Sekretarit Organizativ të degës së PDK-së , Gazmend Bytyqi,veç ish-deputetëve do të ketë edhe propozime tjera, por që sipas tij vendimin përfundimtar e marrin organet qendrore partiake Në Lëvizjen Vetëvendosje, veç konfirmimit të kandidaturës së Faton Topallit, është thënë se do të ketë edhe emra të tjerë. “Ka edhe emra tjerë por që verdiktin përfundimtar e japin këshilli dhe kryesia e qendrës” ka thënë Sekretari i Qendrës së VV_së në Ferizaj,Fazli Shabani, njofton TV Liria Organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve imponon edhe konsolidimin e shtabeve zgjedhore. Tashmë LDK –ja dhe AAK-ja kanë caktuar edhe kryesuesit e këtyre shtabeve, ndërsa në PDK dhe Lëvizjen Vetëvendosje emrat e drejtuesve të shtabeve pritet që të bëhen të njohur shumë shpejt
Subjektet politike po planifikojnë që edhe fushatën zgjedhore ta komponojnë ashtu që krahas takimeve me anëtarësinë dhe simpatizantët, ofertën e tyre zgjedhore t’ua prezantojnë qytetarëve përmes takimeve grupore.