Studenti Ferizajas Nuhi Cerkini, pas përfundimit të studimeve bachelor i shkencave në kontabilitet në Universitetin e Prishtinës me notën 10.00 dhe mirënjohje si student i dalluar nga komuna Ferizajt n137 vitin 2015 ka vazhduar dhe ndjekur studimet post – diplomike dhe përfundoi me notën mesatare 9.75 dhe mori titullin master i shkencave në Financa dhe Kontabilitet .
Gjate kësaj kohe ka krijuar kompaninë konsultuese dhe njëkohësisht ka punuar në kontabilitet brenda një kompanie ndërkombëtare , Njëkohësisht ka udhëhequr, si kryetar, nga viti 2017 deri në vitin 2019 me departamentin e rinisë ferizajase brenda Komunës së Ferizajt.
“Në vitin 2019 aplikimi im ishte pranuar nga Universiteti Luzernit në Zvicër për Studimet e programit post – diplomik MBA Diploma për menaxher dhe lider në biznes dhe korporata ndërkombëtare por gjatë semestrit të parë për shkak të situatës me COVID-19 isha në dyshime që të ndërpreja studimet sepse kostoja minimale për një student mesatarisht në Zvicër kushton Fr. 1500 në muaj . Por, fatmirësisht gjatë kësaj kohe mu ofrua një bursë nga Shkolla e Biznesit Zviceranë për t’u transferuar dhe përfunduar studimet e avancuara në administrim biznesi me specializim në menaxhment financiar me notën maksimale në tetor te vitit 2022 dhe menjëherë u punësova si konsulent i lartë financiar në dy kompani të njohura zvicerane. Në vitin 2020, automatikisht fillova studimet e doktoratës në administrim biznesi me specializim në Menaxhmentin Financiar të cilat përfunduan me suksese dhe notën maksimale të mundshme” ka thënë Nuhi Çerkini.
Projekti hulumtuese për përfundimet e studimeve te doktoratës nga Nuhi Cerkini ishte:
VLERËSIMI I RËNDËSISË SË KOSTOT EKONOMIKE NË ETIKËN NJERËZORE DHE TË BIZNESIT:
(RAST STUDIM I 1-rë I NDOTJES SË MJEDISIT ZVICRAN) &
(RAST STUDIMI I 2-të I SISTEMIT TË SIGURIMIT SHËNDETËSOR ZVICERAN)
Qëllimi i këtij hulumtimi është të ekzaminojë rëndësinë e ndikimit të ndotjes së ajrit ose emetimit të CO2 nga mjetet e transportit, në etikën njerëzore dhe të biznesit për të shmangur mjetet e transportit që ndotin natyrën ose kalimin në atë që bën më pak ndotës. Ky studim synon të konstatojë kuptimin e etikës njerëzore dhe të biznesit më konkretisht kompanitë e sigurimeve njerëzore dhe shëndetësore, me fjalë të tjera gjetjen e reagimit të njerëzve në rritjen e biletave të fluturimit, ndotjen e ajrit nga sektori i aviacionit, primin e sigurimit shëndetësor nga kompanitë e sigurimeve si p.sh. , “Si e ndryshojnë koston e policës së sigurimit shëndetësor në mënyrë simetrike me ndotjen e ajrit? Si ndryshojnë sjelljet e njerëzve në udhëtim në lidhje me rritjen e çmimit të biletës, rritjen e primit të sigurimit? Pse është e rëndësishme etika njerëzore dhe e biznesit për të reduktuar ndotjen e ajrit?.
Sfondi i problemit të kërkimit është i kufizuar në mbarë botën dhe në Zvicër, sepse është mjaft e vështirë të matet etika njerëzore dhe e biznesit me të dhëna sasiore. Në këtë hulumtim synohet të shqyrtohen sjelljet e udhëtimit si tregues i etikës njerëzore të të rinjve që merren me udhëtime të lira, që jetojnë në Zvicër dhe janë në mes të moshave të reja. Kjo qasje fokusohet në një çështje ose pyetje të caktuar kërkimore, e cila trajton një problem të përditshëm. Literatura ekzistuese studiohet dhe kërkimi cilësor është aplikuar në formën e intervistave me në qendër problemin për këtë hulumtim. Momentalisht Nuhiu, ushtron profesionin e tij në ekonomi brenda industrinë e aviacionit zviceran.