Ferizaj

Studentëve të Infermierisë u mundësohet punë praktike nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Ferizaj

By FerizajPress

April 13, 2017

Ferizaj.13.04.2017. Kjo u bë e mundur përmes një marrëveshje të bashkëpunimit mes drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Burim Karameta, drejtoreshës së QKMF-së Ibadete Bucaliu-Ismajlit si dhe përfaqësuesit të UBT-së Artan Tahirit.

Studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, nga tash mund të fillojnë praktikën nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Ferizajt, falë bashkëpunimit të realizuar mes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të komunës së Ferizajt dhe UBT-së.