Lajme

Studentët me libra kundër kishës

By FerizajPress

September 18, 2016

Një grup studentësh ka ndërmarr një nismë që hapësira ku është ndërtuar objekti fetar gjatë masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë të funksionalizohet në shërbim të studentëve.

Ata kanë hapur një faqe në facebook me titullin Uniteti, përmes së cilës u kanë bërë thirrje studentëve që të hënën në orën 12:00, të lexojnë në këtë hapësirë, të bashkuar e në unitet, për Universitet.

Këtë hapësirë të kampusit tonë, kemi vendosur që të hënën ta shfrytëzojmë për të lexuar dhe diskutuar, duke dhënë kështu një mesazh simbolik, thuhet në ftesën publike të këtij grupi, shkruan KultPlus.

“Një hapësirë brenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga e me politika jashtëuniversitare. Funksionalizimi i një objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për ne. Ne thellësisht besojmë se çdo cep i hapësirës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”

Hapësirat e universitetit duhet të përdoren nga studentët e për studentët. Për këtë gjë, studentët kanë qenë gjithnjë në unitet: Universiteti si i tërë, i takon studentit, thuhet në ftesën e grupit të studentëvë të Universitetit të Prishtinës.