Ferizaj

Studentët e UShAF vizituan panairin “Tehnoma 2018” në Shkup

By FerizajPress

October 24, 2018

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të Fakultetit të Inxhinierisë Industriale dhe Informatikë dhe të Menaxhmentit Industrial, vizituan Panairin e 44 – të Ndërkombëtarë të Metalurgjisë, Elektroteknikës, Energjisë, Jo-metaleve, Ndërtimtarisë, Mbrojtjes dhe sigurisë “Tehnoma 2018”, në Shkup.

Në Panair, studentët patën rastin të njihen për së afërmi me teknologjitë dhe ekonomitë e shumë vendeve dhe rajoneve. Po ashtu, patën rastin të njoftohen me produktet e pjesëmarrësve, të mesëm dhe të vegjël nga rajoni dhe më gjërë.