Ferizaj

Studentët e UShAF realizuan një ditë pune praktike në “KIVO”

By FerizajPress

April 07, 2016

Marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) me kompani dhe biznese të ndryshme, kanë filluar të japin rezultatet e para.

Kështu, rreth 30 studentë të Departametit të hotelerisë dhe turizmit (Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe lidershipi), kanë mbajtur një ditë pune praktike në fabrikën për prodhimin e paketimit fleksibël “KIVO” në Kaçanik, ku kanë parë nga afër punën dhe prodhimtarinë që zhvillohet në këtë fabrikë, e cila ka organizuar vet edhe udhëtimin e studentëve.