Ferizaj

Studentët e UShAF për studime semestrale qëndrojnë në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë

By FerizajPress

March 02, 2017

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj filloi realizimin e Marrëveshjes, të cilën e bëri kohë më parë me Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, në kuadër të programit Erasmus+. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është, shkëmbimi i përvojave universitare në mes të studentëve, stafit akademik dhe stafit administrativ.

Studentët e parë që patën fatin të fillojnë studimet për një semestër në këtë Universitet janë Alma Topalli dhe Alberta Maloku, studente të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.