Kevin Strootman është larguar nga Roma. Mesfushori holandez i emocionuar u largua nga Trigoria. Strootman akuzoi drejtuesit e klubit nga Olimpico për largimin e tij nga skuadra italiane. “Më kanë shitur. Po, jam i detyruar të largohem”, u shpreh Strootman”, përcjell “lajmi.net”. Strootman do të transferohet në Francë te skuadra e Olympique Marseille. /Lajmi.net/