Lajme

Storch: Islami është një ideologji politike, që nuk përputhet me kushtetutën gjermane

By FerizajPress

April 18, 2016

Alternativa anti-emigracion për Gjermaninë (AFD) ka deklaruar se Islami nuk është në përputhje me kushtetutën gjermane. “Islami në vetvete është një ideologji politike që nuk përputhet me kushtetutën gjermane”, tha nënkryetarja e AFD-së, Beatrix von Storch, për Allgemeine Sonntagszeitung, transmeton koalb.com. “Ne duam që të ndalohet ndërtimi i minareve dhe ndalimi i mbulimit të grave”, ka shtuar Storch, e cila është edhe anëtare e Parlamentit Europian. Konservatorët e Merkelit gjithashtu kanë bërë thirrje për një ndalimin e burkës, por nuk kanë thënë se Islami nuk është në përputhje me kushtetutën gjermane. Partia AFD muajin e kaluar ka marrë 25% të votave në Saksonisë-Anhalt, duke tejkaluar madje edhe socialdemokratët (SPD), partner i koalicionit të Merkelit në Berlin. “Islami nuk është e njejtë me fenë katolike, apo protestante, por më shumë ngjan me një ‘fe’ që kërkon marrjen e pushtetit”, ka shtuar Alexander Gauland, i cili drejton AFD në Brandenburg.