Termi RAE i cili po përdoret nga Mediat, per komunitetet Rom,Ashkanli dhe Egjiptas, është ofendues dhe kundërshtim me Kushtetuten e Republikës së Kosovës. Në shumë raste prezentimi nga mediat dhe ndonjëher nga përsoneli zyrtar të cilat kanë për qëllim prezentimin e komuniteteve Rom,Ashkanli dhe Egjiptas, ata i cilësojn me termin akronimin RAE.
Ky akronim jo që nuk është i pranushëm nga këto komunitete, por niherit ështē ofendues dhe jo ligjor. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe ligji për pakica kombëtare në Kosovë nuk thekson askund popullaten pakicēn RAE, Por në Kushtetut dhe ligj shkruan qartë Rom,Ashkanli dhe Egjiptas.
Me qfardo qellimi pozitiv apo negativē që përdoret termi RAE për komunitetet Rom,Ashkanli dhe Egjiptas, është i pa pranushëm dhe ofendus, kushdo që përdor këtë akronim
. Ashkanlit, Egjiptasit me Romët asgjë nuk kanë të përbashkët, as gjuhën dhe as preardhjen e origjinës, dhe ky term i përdorur RAE është prodhim nga tē pa diturit e realitetit të historisë për këto komunitete, por kjo nuk e arsyeton nëse nuk ke dituri me ofendu.
Të tri këto komunitete kanë historin e tyre, simbolet e tyre, dhe traditat e kulturen e tyre, dhe nuk ka arsyje tē përdoren një politik e mshefur pas perdeve pēr ti futur me një thesë, sepse kjo nuk do të ndodh asnjëher.
Respektivishtë mediat nuk duhet të jenë pjesë e këti gabimi që bëhet,sepse ato janë gjithmon afër publikut, dhe me këtë medjen e qytetarëve e fuqizojnë me terme tē gabuar, ofendues dhe jo ligjor.
Kur janë në pytje deklarimet,shkrimet zyrtare as që duhet të diskutohet që zyrtarët me vepru me terme ofenduese ndaj kētyre pakicave.
Askush nuk e ka të drejtën të përdor termin RAE kur janë në theks Romët,Ashkanlit dhe Egjiptasit, por duhet të respektohen ata që janë, dhe si deklarohen, duhet të thuhet : KOMUNITETET Rom, Ashkanli dhe Egjiptas.
Me respekt : Qazim Rahmani