Lajme

Stoltenberg flet për NATO-n në Harvard, përmend Kosovën si rast suksesi (VIDEO)

By FerizajPress

September 24, 2016

Ai ka thënë se me ndërhyrje të suksesshme si në Kosovë, NATO ka treguar se mund të marrë një rol shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Stoltenberg, këto komente i ka bërë në një fjalim të tij në Universitetin e Harvard-it në Boston.

Ai tha para të pranishmëve se rrugëtimi i NATO-s ndahet në tri faza dhe momenti kur kishte marrë situatën në dorë në Bosnje dhe në Kosovë kishte hyrë në epokën e dytë të saj, atë të angazhimit kolektiv dhe rezultatit si bashkësi e organizuar.

“Luftërat në Ballkan gjatë viteve 90-ta ishin brutale dhe të përgjakshme. Kërcënimi për një tjetër gjenocid vetëm një gjysmëshekulli nga Holokausti ishte reale. Kështu që NATO ndërhyri dhe u futëm në epokën tonë të dytë, duke lëvizur nga një mbrojtje e dobët kolektive në një NATO që angazhohet dhe menaxhon konfliktet përtej kufijve duke mundësuar kështu ndaljen e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë ndalimin e një gjenocidi potencial në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg në fjalimin e tij.

“Ky ishte një rol i ri për NATO-n, një rol që ne provuam se jemi të aftë ta luajmë. Prandaj nuk ishte surprizë se me 11 shtator 2001, NATO ndërmori sulmet në Afganistan gjithashtu. Trupa ushtarake nga të gjitha vendet e NATO-s u bashkuan për ta mposhtur Al-Qaedan të luftojmë talibanët dhe të sjellim stabilitet në Afganistan”.

Por, ish-kryeministri norvegjez pohoi se nga viti 2014, kur Rusia atakoi dhe ndërmori aksione në Krime, bota dhe vet NATO kanë hyrë në një fazë të re, në një fazë të tretë, ku bashkëpunimi është edhe më i domosdoshëm.