E për të folur me shifra konkrete, në total janë regjistruar 3.533 sulme. Nga këto, 2.545 kanë qenë sulme të drejtpërdrejta ndaj individëve. Agresionet kanë shkaktuar dëmtime të ndryshme për 560 emigrantë, duke filluar nga lëndimet e lehta e deri tek plagosjet. Në këtë listë përfshihen gjithashtu edhe 43 të mitur.
Ministria e Brendshme, në emër të qeverisë gjermane në tërësi i ka dënuar këto sulme në kohën që paraqiti raportin. Gjithashtu, u bë e ditur se shifrat kanë pësuar rënie në krahasim me ngjarjet e regjistruara në vitin 2015, transmeton OraNews.
Zyrtarët konfirmuan edhe njëherë se vitin që lamë pas, 280 mijë azil kërkues kanë hyrë në Gjermani dhe janë strehuar në zona të ndryshme. Çështja e emigrantëve ka shkaktuar debate të ashpra, gjë që ka favorizuar edhe fuqizimin e partive të ekstremit të djathtë, të cilat kundërshtojnë të ashtuquajturën politikën e dyerve të hapura për azil-kërkuesit, që është ndjekur nga Kanlcarja Merkel.
Këto zhvillime, vijnë në një kohë kur në Gjermani pritet mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në muajin shtator të këtij viti. Ekspertët e kanë cilësuar këtë proces si një test të vërtetë për kancelaren Merkel që ka pasur frenat e ekzekutivit në dorë për tre mandate.