Sport

Statistika qesharake e Messit dhe Ronaldos nga Kampionatet botërore

By FerizajPress

June 30, 2018

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në futbollin evropian në vitet e fundit. Por, edhe pse kanë fituar gjithçka me skuadrat e tyre, ata kanë dështuar të lënë gjurmë në Kampionate botërore. Madje, ata kanë një statistikë të përbashkët që veçon këtë aspekt, përcjell “lajmi.net”. Messi dhe Ronaldo ende nuk kanë shënuar asnjë gol në fazën e përballjeve direkte në një Kampionat botëror. Messi do të mundohet ta përmirësojë bilancin sot ndaj Francës, kurse Ronaldo ndaj Uruguajit në mbrëmje. /Lajmi.net/