Ferizaj

Stadiumi i qytetit që (s)po bëhet

By FerizajPress

March 29, 2023

Kohē më parë në stadiumin me bari sintetik,ishin tubuar rreth 4000 spektatorë, për ta përcjellë ndeshjen e futbollit në mes FC Ferizaj dhe kampionit Ballkani.Ndonēse,ndeshja përfundoj pa fitues dhe e arsyetoj epitetin e derbit,si duket ky moment edhe njēherë aktualizoj çështjen e stadiumit tē qytetit që nuk po bëhet.Shumë dashamirë të lojës së futbollit ,ndeshjen e përcollën jashtë rrethojave te stadiumit pa e pasur mundësinē për ta gjetur një vend brenda tij.Madje, disa edhe shprehnin habinē se pse kjo çështjen është lënē pas dore, kur dihet se Ferizaj, si kontribues i madh në financat publike e meriton një stadium që i plotëson kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive.“Ferizaj e meriton ta ketë një stadium të mirëfilltë, një vend ku të rinjt do ta kenë si vendaktim,për ta zhvilluar këtë lojë mjaft të popullarizuar e atraktive, e jo një fushë kësisoji që as për së afërmi nuk i plotëson kushtet” thotë i zhgënjyer Butrinti, nga tifo grupi”Ujqit”.Siç dihet në këtë fushë me bari sintetik aktivitetin e zhvillojnë të gjitha klubet e futbollit të komunës.Drejtues të klubit FC Ferizaj, kanë thënë se janë të vendosur që të mos flasin për këtë temë. Sipas tyre, shumë e kanë ngritur zërin për stadiumin e qytetit dhe nevojën për ta pasur, por është e kotë thonë në klub.“ Kjo çështje është në dorën e politikës. E kemi vendosur që të mos flasim,ngase stadiumi është çështje e komunës së Ferizajt dhe ngritja e tij do t’u shërbej të gjitha klubeve te futbollit të komunës” thotë kryetari i klubit FC Ferizaj, Lulzim Abazi, teksa shpjegon nevojën që kanë klubet për një stadium me kapacitete te plota .“Loja me Ballkanin e tregoj më së miri se sa i nevojshëm është ngritja e nje stadiumi, e që nuk po bëhet me fajin e politikës”është shprehut Abazi.Ndonëse, po thuhet se ka disa lëvizje pozitive në këtë drejtim, ata që po e vuajnë më së shumti mospasjen e një fushe me bari natyror po e vuajnê futbollistët e të gjitha klubeve që garojnë ne liga të ndryshme.Për këtë problem janë mbajtē takime publike, janë mbledhë nënshkrime dhe i është adresuar një peticion Ministrisë së Sportit, por si duket e kotë.Kontestues mbetet vendi, prapa palestrës sportive “Bill Kllinton”, në të cilin me planin zhvillimor të komunës është paraparë që të ngritet një kompleks sportiv , në kuadër të së cilit edhe stadiumi i qytetit.Kjo pronë tashmë ndodhet në menagjim te AKP-së.Në këto rrethana i mbetet institucioneve të pushtetit të bëjnë zgjidhje, vullnetit të tyre, ndonëse deri më tani nuk është parë edhe ndonjë interesim nga përfaqësuesit e popullit në këto institucione nga Ferizaj.