Editorial

SQARIM RRETH ECURISË SË LEASH..

By FerizajPress

December 23, 2016

 

Të nderuar zonja e zotërinj,

Fillimisht më lejoni t’ju përshëndes dhe uroj gjithë të mirat në jetë, për ju shoqëri e bashkëveprimtarë të nderuar.

Ne, që kemi ecur nga fillimi bashkërisht për të mirën e një riorganizimi të botës mërgimtare shqiptare, sikur që është (tani) Lobi Euro-Atlantik Shqiptarë, i mbledhur në Lörrach, më 20.02.2016, bashkërisht me të gjithë aktivistët e çështjes vullnetare, nxorëm një Këshillë Nismëtarë. Edhe nja dy-tri fjalë aktivitetit deri te ardhja e datës 20 shkurt 2016. Tani, do sqarojë që nga fillimi i nismës. Iniciativën e morëm, unë (Sami Fejza) bashkë me Komandant Sokolin dhe Avni Ukshinin në Gjakovë, diku në Nëntorë të 2015. Kemi biseduar për afër 3 orë, rreth formave të mundshme të rioorganizimit të botës mërgimtare shqiptare. Më pastaj, unë kam ardhur në Gjermani. Sa kam mbërri këtu (në Bon të Gjermanisë, ku edhe sot banoj), e mora në telefon, ish bashkëveprimtarin Z. Musa Tolaj, me të cilin ishim një dekadë bashkëveprimtar, këtu në Gjermani, të cilin e njoftova në detaje rreth platformës së re organizative. Ndërkohë edhe Bajram Hoti, Ali … (mbiemri nuk më kujtohet, por e dij se është vëllai i një dëshmori), Sejdi Sopi, Abdullah Begolli, Xhafer Muresli, Fatmir Rexhepi dhe Arsim Gashi, thirrëm një Takim informativ rreth kësaj nisme, afër Dortmundit. Pas dy-tre ditësh, më mori në telefon (ish) Komandant Sokoli, i cili më propozoi të bashkëpunojë edhe me Z. Skenderbeg Klaiqin, të cilin e kishte takuar rastësisht në Tiranë, dhe se ishte një aktivist për kulturë në Gjermani, me gjasë se do të ndihmoj. Pasi e kontaktova z. Klaiqin (përmes telefoni), vendosëm që të takohemi afër Koblenzit, unë (S.F.), Musa Tolaj, Arben Lila (nga Holanda), Agron Shala, Shefqet Zymeri, Skenderbeg Klaiqi dhe Nikollë Shabani. Takimi zgjati 3-4 orë, ku në thelb ishte forma më e mirë e organizimit të botës mërgimtare shqiptare. Z. Agron Shala, ishte këmbëngulës të mos dominojë organizimi partiak, pasi kishte zëra që të dalim me një parti politike. U ndamë pa vendosë gjë, por me mundësi bashkë komunikimi të mëtejmë, ku të gjithë i këmbyem edhe numrat e telefonave. Fill pas këtij Takimi, përkatësisht dy-tre ditë më vonë, Bajram Hoti e merr në telefon Z. Klaiqi, dhe menjëherë pas kësaj bisede telefonike, Z. Bajram Hoti, tërhiqet definitivisht nga kjo nismë. Gjatë bisedave me këta nismëtarë, u përcaktuam që me datë 28. 06. 2015 të organizojmë një Takim pune në Henef, afër Bonit. Për këtë Takim, unë (S.F.) e kam ftuar edhe Z. Hasan Qyqalla (Kryetar i Lidhjse së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë), Z. Ejup Berisha (atëherë Kryetar i Unionit të Bizneseve në Gjermani) dhe Z. Nexhmedin Veliqi (Sekretar i këtij Unioni). Në Takimin e prenotuar në Henef, kanë marrë pjesë: Sami Fejza, Musa Tolja, Ejup Berisha, Nexhmedin Veliqi, Rasim Sadiku, Skenderbeg Klaiqi, Ismet Vokshi, Feride Acar, Maxhun Syla, Prof. Dashnim Ismaili, Nikollë Shabani, Fitim Zuka, Ali Hoti, Arbër Lila, Mursel Ramadani, Ragip Ramaj, Imer Mehmeti dhe Fatmir Rexha.

Nikollë Shabani propozoi që ky organ nismëtarë të quhet Aleanca e Bashkuar Shqiptare (ABSH), si alternativë e mundshme politike. Aktivitetin e filluam me një Statut që na ofroi Z. Maxhun Syla. Pas 5-6 muajve, për shkaqe që dihen, erdhëm në përfundim që të fillojmë bashkëpunimin me organizata tjera, siç ishte:Forca e Diasporës për Atdhe (FDA), Lobi Shqiptaro-Amerikan (LSHA), Lëvizja Ekonomike Mbarëshqiptare “Shqiponja e Lirë” dhe Bashkësia e Shoqatave Shqiptare për Landin Baden-Württemberg (sipas Klaiqit), dhe erdhëm në përfundim që të thirrim një Takim, më 20 shkurt 2016 në Lörrach të Gjermanisë, siç propozoi Z. Klaiqi dhe Z. Shukri Ymeri. Me Z. Xhafer Ahmeti, ishim në kontakt nga fb., nja 2 javë para se të mbahej Takimi në Lörrach. Aty, pra më 20.02.2016. në Lörrach, vendosëm unanimisht që

organi i ri mbarëkombëtar të quhet LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTARË, sipas propozimit të Z. Xhafer Ahmetaj (veprimtarë në Norvegji). Këtu u vendosë të kemi një Kryesi nismëtare, ku Musa Tolaj propozoi Skenderbeg Klaiqin si Kryesues i parë, kurse Sami Kosova e propozoi Z. Sami Fejza për kryesues të dytë përkatësisht nënkryetar. U zgjodhën edhe organet tjera. Ndërkaq, para përfundimit të punimeve, ka ardhur Ganimete Bajraktari (nga Austria), e ftuar nga Asllan Dibrani, të cilën (parregullësisht), e futëm në Kryesi si femër që ishte.

Pas, dy-tre muajve, filluan organizimet edhe nëpër shtetet tjera, si psh në Austri, ku të gjithë nismëtarët dhe pjesëmarrësit i dinë peripecitë e sfidat deri sa u themelua kjo degë LEASH. Edhe në Norvegji themelohet dega e LEASH, pastaj në Zvicër. Pasi, u rimëkëmben problemet në Austri dhe Norvegji, gazepi i madh plasi në Zvicër, ku Klaiqi, fillimisht, thehet me Këshillin nismëtarë të Zvicrës,gjithnjë sipas ironisë personale, se “unë jam Kryetari i LEASH, dhe pa lejen e tij nuk ka organizim”!!! Rastësisht, nga anëtarët e kësaj nisme në Zvicër, kuptojë problemet që nxjerrë Klaiqi, me të cilin debatova ashpër që degët të vetorganizohen e jo të dirigjohen nga ne, si në sistemin monist (të centralizimit). Më pastaj, (në grup), debati gjenerohet në konflikt verbal mes meje (S.F.) dhe Klaiqit, i cili kishte mbështetjen e Ganimete Bajraktarit. Po atë natë, pasi më larguan mua nga “grupi”, Ganimete Bajraktari në ora 2:00 pas mesnate e thirr mbledhjen urgjente. Të pranishëm ishin, M. Tolaj, Xh. Ahmeti, B. Sylaj, Sh. Ymeri, A. Dervishi, G. Bajraktari dhe S. Klaiqi, ku propozohet shkarkimi i ideatorit dhe nënkryetarit aktual të kësaj nisme, Z. Sami Fejza. Kur Ganimetja e hedh në votim shkarkimin tim, nuk arrijnë kuotën me shumicë votash (edhe pse nuk kishte fare legjitimitet, pasi nga 21 anëtarë të Kryesisë ishin vetëm 7 veta). Pastaj, Klaiqi e përdorë “autoritetin” absurd prej “Kryetarit”, kur propozon gojarisht Z. Avni Dervishin për zëdhënës të LEASH. Këtu filluan edhe përçarjet, përkatësisht ndarja në dy grupacione. Përçarjet vazhdojnë të thellohen me të madhe, ku në Mbledhjen e rradhës në Prishtinë, u vendos që Klaiqi të shkarkohet nga Kryetari i LEASH dhe zgjedhet Z. Avni Dervishi (veprimtar i LEASH në Suedi). Z. Avni Dervishi nuk mbajti kontakte me Kryesinë e LEASH e as nuk paraqitej fare, gjë që na detyroi ne Kryesinë e LEASH të ritakohemi, prapë në Lërrach, më 17.09.2016

Këtu u arrit marrëveshja që të jenë tre bashkëkryesues të LEASH, dhe ate: Z. Musa Tolaj (i pari), Z. S. Klaiqi (i dyti) dhe Z. Shukri Ymeri (i treti). Poashtu, ramë dakord që asnjëri nga treshja , të mos marrë qëndrime individuale, pa pajtimin e plotë të TRESHES. Në vazhdim, Klaiqi vetëtërhiqet dhe fillon ndaras aktivitetin e vet, si nëpër mahalla. Ndërkaq Z. Tolaj dhe Z. Ymeri, vazhdojnë bashkëpunimin intensiv me Këshillin Drejtues të LEASH, duke i formuar degët legjitime edhe nëpër shtete tjera, si në Belgjikë, Greqi, Turqi, Francë,…etj. Kështu që, pas konsultave dhe në harmoni me degët, vendoset unanimisht të thirret KUVENDI THEMELUES I LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTARË, më 17.12. 2016, në ora 14:00, prapë në Lërrach, ku i ftuar ishte edhe Z. Klaiqi.

Rezyme për fund…

Me këtë shkresë publike, unë Sami FEJZA, falenderoj përzemërsisht gjithë bashkëveprimtarët, për bashkëpunimin dhe koordimin e sinqert. Sikur, me këtë rast demantoj gjithë ata që thirren si ideator, themelues apo ndrikulla të LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTARË!

Me nderime :

Bonn, 21.12.2016 Sami FEJZA-anëtar i Kryesisë së LEASH