Ferizaj

Sportistët ferizajas do të përkrahen vazhdimisht nga Komuna e Ferizajt

By FerizajPress

August 26, 2021

Drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani e shoqëruar nga bashkëpunëtoret e saj,  këtë të enjte ka pritur në një takim karateisten Behije Mustafa,  e cila u shpall  e treta në Kampionatin Europian. Karateistja Behije Mustafa fitoi Medaljen e Bronztë në Kampionatin Europian që është mbajtur për kadetë, juniorë dhe U21 në Tampere të Finlandës.

Me këtë rast drejtorja Murati-Shabani i ka shprehur përkrahjen e saj maksimale dhe të Komunës së Ferizajt.