Ferizaj.31.03.2018. Gjatë ditës ka vazhduar përballja nga distanca në mes zyrtarëve të degës së LDK-së dhe pushtetit lokal në Ferizaj. Ky subjekt po konsideron se ndryshimi i lokacionit që u bë dje nga Kuvendi Komunal bie ndesh me Planin Zhvillimor Komunal. Madia anëtari i komisionit për shëndetësi i LDK-së , Gëzim Kokollari. Gjatë një konference ka thënë se ky plan nuk mundë të ndryshohet e as të rivlerësohet pa kaluar një periudhë kohore, duke shtuar se ky ndryshim është bërë për interesa të pushtetit. Por kështu nuk po mendon edhe pushteti. I pari i Drejtorisë së Urbanizmit, Lulzim Aliu, ka thënë se projekti i Spitalit është projekt i PDK-së ndërsa ka shtuar se ish pushteti i LDK-së e ka zvarritur tej mase këtë projekt. Ai ka përjashtuar telashet që mund të dalin me pushtetin qendrorë. “Spitali Rajonal I Ferizajt është projektuar, është tenderuar dhe është nënshkruar gjatë mandatit të qeverisjes së edhe në nivel qendrorë e poashtu edhe në nivel lokal të kryesuar nga kryetari i LDK-së Muharrem Svarqa. Ndërsa PDK, në vazhdën e vendimeve të kundërligjshme që po I merr që nga seanca e parë, edhe dje poashtu mori një vendim të tillë në kundërshtim të plotë me Planin Zhvillimorë Komunal. Me legjislacionin në fuqi Plani Zhvillimor komunal nuk mund të ndryshohet as të rivlerësohet pa kaluar 8 vite nga data e hyrjes në fuqi. Por si duket qartë interesat ekonomike të eksponentëve të lartë të PDK-së dhe të njerëzve të afërt të tyre e kanë shtyrë Kuvendin Komunal në Ferizaj që jo vetëm të marrë vendime në kundërshtim me ligjin por ato janë edhe në kundërshtim të plotë të interesave të qytetarëve të komunës së Ferizajt” ka thënë Gëzim Kokollari Në anën tjetër Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu ka thënë se ky projekt është kryer në vitin 2013. “Projekti i Spitalit është projekt i kryer dhe i përfunduar në vitin 2013. Ka qenë i tenderuar në Nëntor të vitit 2013 dhe i përfunduar në Dhjetor të vitit 2013. Në vitin 2014, pas ndërrimit të pushtetit, atëherë kur qeveria Svarqa e mori pushtetin, i ka ndryshuar edhe projektin edhe vendin e ndërtimit. Lokacioni fillimisht ka qenë të ish tregu i kafshëve dhe është dërguar tek Parku i Lirisë. Qeveria Svarqa e ka zhagitur aq shumë këtë projekt. Plani Zhvillimor Komunal i ka disa të meta për të cilat Ministria në ka hapur rrugë si ti përmirësojmë. Në mbledhjen e parë të >Kuvendit kamë filluar disa procedura, përmes Kuvendit, për ta përmirësuar Planin Zhvillimor Komunal me procedura, pra përmes debateve publike. Ministria na ka thënë se nuk lejohen për të bërë proceduar për përmirësim të PZHK-së. Por na kanë dhënë udhëzimin se për secilën çështje që ka telashe ne mund të marrim vendim në Kuvend për ti procesuar dhe vazhduar. Telashet që po dalin tani kryesisht janë të destinimit të sipërfaqeve, lokacioneve. Jam munduar që edhe në ,mbledhjen e kuvendit me e provua me një fakt që pas miratimit të PZHK-së ka qenë një ndryshim i destinimit të tokës, gjë që Ministria e ka pranuar. Sipas kësaj nuk do të kemi telashe të cilat po i prezanton edhe ish kryetari Svarqa” ka thënë Aliu. Në mbrojtje të këtij qëndrimi zyrtari I LDK-së ka dhënë arsyet se pse është më mirë pse Spitali është më mirë të ngritet afër Kazermës. “ Në cilësinë e këshilltarit politik të Ministrit të Shëndetësisë në mandatin e kaluar kam qenë i kyqur direkt në zhvillimin dhe realizimin e këtij projketi dhe sipas ekspertëve të shëndetësisë ata e konsiderojnë Ferizajn si një qytet më me fat që kanë një lokacion të tillë i cili përveç kushteve jashtëzakonisht të mira natyrore është edhe në periferi të qytetit dhe nuk e pengon trafikun i cili është jashtëzakonisht i ngarkuar në Ferizaj. Pra nëse PDK do të kishte vetëm një arsye racionale në interes të qytetarit për ndërrimin e lokacionit të Spitalit në Ferizaj nga pishat tek tregu i kafshëve sigurisht që do ta mbështeste. Por dje ata treguan se nuk e kanë asnjë arsye të vetme përveç interesit të tyre personal dhe të grupeve të tyre” ka thënë Kokollari. Në këtë kontest edhe zyrtarët e komunës kanë paraqitur qëndrimet duke ofruar shumë fakte se pse Spitali nuk duhet të ngritet te hapësira e Parkut të Lirisë. “Një nga arsyet kryesore është vendi,sepse është larg. Të gjitha rrugët e qytetit përfundojnë vetëm në rrugën e Shtimes e që një prej kushteve kryesore për një Spital Rajonal është qasja e lehtë e të gjithë qytetarëve të rajonit, e që rruga e Shtimes nuk i plotëson ato kushte , sepse është larg, pjerrtësia e rrugës është 40 shkallë.Në këtë pjesë tani verës është vështir të shkohet e le më dimrit. Nuk ka infrastrukturë të kanalizimit , ujësjellësit as të energjisë elektrike. Vetëm të ndërtohet infrastruktura duhen investime shumë të larta.Ata dje janë munduar të thonë se janë interesa ekonomike të dikujt por sinqerisht me vije shumë keq” ka thënë Aliu. Në LDK thonë se ndaj kësaj çështje nuk do të heshtet por që të drejtën e tyre do ta kërkojnë dhe do ta mbrojnë në institucionet tjera. Siç dihet Kuvendi Komunal i Ferizajt dje pas një debati e ka miratuar vendimin e që Spitali Rajonal të ngritet te ish tregu i kafshëve në Ferizaj, transmeton televizioni Liria.