Faza e punimeve në objektin e spitalit po vazhdon me dinamikë të shtuar. Bazuar nga planifikimet viti 2021 do të jetë viti kur ky spital edhe do të funksionalizohet i tëri. Këshilltari politik i ministrit Ardian Ferizi ka folur sot për ecurinë e punimeve, planifikimet dhe shërbimet që do të ofroj ky spital.
Ndonëse në fazën e realizimi, bëhet e ditur se projekti i spitalit të Ferizajt pritet të funksionalizohet në vitin 2021. Kështu ka bërë të ditur sot, Ardian Ferizi, këshilltar i lartë politik i ministritë të shëndetësisë dhe përfaqësues i kësaj ministrie në bordin e shërbimit spitalor klinik universitar të Kosovës. Sipas tij aktualisht është duke u punuar në ndërtimin e vrazhdë për të vazhduar vitin e ardhshëm me suvatimin dhe në fund funksionalizimi i tij me paisje dhe resurse humane. Madje ka shtuar se qysh tash është duke u punuar në përgatitjen e stafit mjekësor.Për më tepër mësohet se kostoja e lartë e spitalit është mbuluar nga fondet e Ministrisë. Duke u ndalur në këtë aspekt këshilltari i ministri Ardian Ferizi, ka shtuar se vërehet përkushtimi i ministri për të ecur para me këtë projekt Ndërkohë bëhet e ditur se spitali do ta ketë karakterin e një spitali të përgjitshëm dhe se do jetë rajonal. Ndryshe ky projekt është zvarritur për shumë vite.Mirëpo dinamika e punëve që po kryhet aktualisht e shton besimin se ky projekt do të përfundoi brenda afateve të parapara.