Ferizaj

Spitali i Ferizajt me sasi të mjaftueshme të oksigjenit për pacientët me COVID-19

By FerizajPress

December 05, 2020

Pas disa spekulimeve, Shtabi Emergjent Komunal siguron se nuk ka nevojë për panik, duke njoftuar se nuk ka pasur dhe nuk ka mungesë të oksigjenit për të infektuarit me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Ferizajt.

Andaj, Shtabi Emergjent Komunal siguron qytetarët e Ferizajt duke konfirmuar se ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin COVID-19, që po marrin shërbimin shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.