Lajme

Specialja ka dëshmi se përgjimi në Maqedoni është bërë me urdhër të Gruevskit

By FerizajPress

November 06, 2016

Jam i bindur se Prokuroria Speciale Publike ka dëshmi të shumta dhe materiale të sigurta si dëshmi se kush ka përgjuar dhe me urdhër të kujt dhe kush ka qenë shfrytëzues i informacioneve.

Obstruksionet që po bëhen dhe pengesat nga ana e gjykatave dhe ky bastion që është formuar në gjykatën penale duhet të shpërbëhet, e për këtë unë propozoj që të ndryshohet përbërja e Këshillit Gjyqësor dhe gjithë gjykatësit t’i nënshtrohen rizgjedhjes, ka thënë Trajanovi, transmeton Zhurnal.

.