Sport

Spanja rezervon komplet hotelin (FOTO)

By FerizajPress

October 09, 2016

Ish-kampionët e botës dhe Evropës mbërritën të premten në mbrëmje në qytetin e Shkodrës, teksa u pritën nga dhjetëra tifozë shqiptarë, të cilët mendonin se mund të bënin foto me yjet e Spanjës.

Megjithatë, kjo ishte e pamundur, pasi forcat e rendit kishin rrethuar “Grand Hotel Europën”, duke mos lënë askush që t’u afrohej spanjollëve. Sapo autobusi ndaloi, lojtarët zbritën një nga një, por vetëm tre prej tyre u dalluan mbi të gjithë. Andres Iniesta, Alvaro Morata dhe Diego Costa ishin të vetmit që buzëqeshën pas thirrjeve të vazhdueshme të tifozëve shqiptarë.

Yjet e tjerë të Spanjës, përfshi mbrojtësit Pique dhe Ramos, u futën menjëherë në hotel me një pamje tepër serioze, shkruan Panorama Sport. Për të pasur gjithçka nën kontroll, mësohet se Federata e Futbollit të Spanjës ka rezervuar gjithë hotelin.

Gazeta zbulon se kostoja për dy net ka shkuar 130 mijë euro. Edhe dje gjatë paradites ishte thuajse e pamundur që të afroheshe në hotelin ku janë akomoduar spanjollët.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.