Spanja ka barazuar në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit B në kampionatin botëror. Spanjollët nuk kanë arritur të triumfojnë në stadiumin e Kalinigradit duke barazuar me Marokun me rezultat 2-2, por që e kanë siguruar kalimin e grupeve për në 1/16e finales së Kupës së Botës. Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para për lojtarët e të dyja ekipeve respektive, dhe më i miri është në radhët e Furisë së Kuqe. Një ndër golashënuesit e La Rojas, Isco mori vlerësimin më të lartë duke marrë notën 9.7. Më i dobëti në fushë ishte gjithashtu në radhët e spanjollëve, ku kapiteni Sergio Ramos u vlerësua me notën 5.4.