Zikaltrit janë mposhtur 1-0 në Mapei, ndeshja e katërt radhazi që humbasin ndaj skuadrës Emiliane. Pas ndeshjes, Spalletti ka përdorur fjalor të rëndë ndaj arbitrit, konfirmon Lega Serie A, e cila e ka gjobitur me 10,000 euro duke i dhënë një paralajmërim zyrtar. Walter Mazzarri, trajneri i Torino-s, gjithashtu ka marrë një paralajmërim pas gjesteve të tij në fushë teksa është ankuar për disa vendime në humbjen ndaj Roma-s. Udinese është gjobitur me 4,000 euro për shkak të fishekzjarrëve të hedhur në fushë. Napoli është gjobitur 2,500 euro pasi tifozët gjithashtu kanë lëshuar fishekzjarrë.