Lajme

Spahiu: Për demarkacionin, ekspertët e pavarur kanë të drejtë

By FerizajPress

September 17, 2016

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Spahiu ka thënë se është vështirë të gjendet një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi, pasi, sipas tij, çështja ka shkuar shumë thellë saqë është tepër vështirë që njëra palë të lëshojë pe.

“Çështja për demarkacionin me Malin e Zi ka shkuar shumë thellë dhe është tepër vështirë që njëra palë të lëshojë pe. Kjo ndoshta çon vetëm në një rrugëdalje, në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pastaj në një situatë të re politike që do të përpiqet t’i qaset ndryshe këtij problemi”, ka thënë Spahiu.