Lajme

Spahiu: LSI në pritje të dorëheqjes së Ramës

By FerizajPress

February 19, 2017

Këtë deklaratë Spahiu e bëri në një intervistë për News 24, duke shtuar se PD nuk po mban shpresë tek LSI, por numrat janë të domosdoshëm për të krijuar një qeveri.

Deklarata e plotë e Spahiut:

Që të mos bëjmë si PS në 2008 që gjysma hëngrën pica dhe dolën 10 kile më të shëndoshë apo si disa të tjerë që hynë beqarë dhe dolën të martuar ne do t’i japim diversitet protestës. Ne do të kemi dyfishin e njerëzve që kishim një ditë më parë . Protesta e djeshme ka qenë e jashtëzakonshme. Mos harrojmë që në protestën e PS deputetët ishin me çakmakë në dorë për të djegur institucionet dhe pllakat ishin të gjitha të shkulura.

Ju e keni parë që LSI nuk është prononcuar, LSI është në pritje të dorëheqjes së Ramës dhe Ilir Meta është i gatshëm për të qenë kryeministër. Sot është më e ndershme të mos jesh deputetë, na kanë zhverësuar CV-në.

Ne nuk po mbajmë shpresë te LSI po numrat janë të domosdoshëm për të krijuar një qeveri.

1 milion qytearë do të jenë në protesta dhe do t’i japim diversitet asaj