“Kjo për faktin se menjëherë shtrohet pyetja: kush po i shkel të drejtat në Kosovë, Isa Mustafa apo Hashim Thaçi”, ka shtruar pyetjen Spahiu.
Ai ka thënë se nëse Rama e Vuciqi merren vesh me e nda Kosovën, atëherë të dy janë armiq të Kosovës- pra të dy janë njësoj armiq.
Mirëpo, sipas tij, nëse rezultati i bisedimeve mes tyre përfundon me njohjen e Kosovës nga Serbia, atëherë Edi Ramën mund ta quajmë hero, ndërsa Vuciqin mik të Kosovës.
Spahiu e ka cilësuar si të pafalshme për Ramën që ta përmendn Ivo Andriqin. “Me përmend Ivo Andriqin për shqiptarët është si me përmend Hitlerin në Izrael”, ka thënë Spahiu.
.