Sport

Sousa ia kthen përgjigjen Juventusit

By FerizajPress

February 12, 2017

Trajneri i Fiorentinës ka folur për të ardhmen mbrëmë në “Premium Sport”.

“E ardhmja ime varet nga presidenti i klubit. Unë kam një pasion të pabesueshëm për futbollin dhe dua ta ndihmojë këtë skuadër të rritet”, deklaroi Sousa pas ndeshjes ndaj Udineses, përcjellë “lajmi.net”.

“Juventus? Nëse mundësitë vijnë unë do t’i shqyrtojë, por vetëm në të ardhmen, momentalisht jo”, shtoi ai.

Fiorentina shkatërroi Udinesen 3:0 në “Artemio Franchi”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6