Lajme

Sot vendoset për shpalljen e “Ditës së Bamirësisë-Nëna Terezë”

By FerizajPress

July 08, 2016

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vazhdon edhe sot, ku do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji për investimet strategjike në Republikën e Kosovës, pastaj raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015.

Në këtë seancë po ashtu si pikë e rendit të ditës është paraparë emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, shqyrtimi i raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, si dhe shqyrtimi i propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.