Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të vazhdojë seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e Zekiriia Qazimit, imami që dyshohet se ka rekrutuar të rinjtë për organizatën terroriste ISIS.
Ai akuzohet për dy vepra penale rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
“I akuzuari I.B për tre vepra penale, rekrutimi për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të akuzuarit S.T dhe B.B për veprën penale rekrutimi për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.
“I akuzuari J.K për veprën penale rekrutimi për terrorizëm si dhe të akuzuarit L.K dhe I.K për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” bën të ditur kjo gjykatë.